Mbyllet mandati i KPK-së, Ballhysa: Shpresoj që ky proces të ketë nxitur sadopak frymën e drejtësisë

16 Dhjetor, 18:29

Komisioneri Publik Florian Ballhysa ditën e sotme nga konferenca që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP), vlerësoi se standardet e vendosura nga procesi i rivlerësimit kalimtar janë të larta e si të tilla kërkohet që të ruhen ato.

“10 vite më parë Kuvendi nëpërmjet strukturës së posaçme parlamentare do të niste hartimin e asaj që sot quhet Reforma në drejtësi. Institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve ishin të parët që filluan veprimtarinë nën këtë këtë arkitekturë të ri të sistemit të drejtësisë. 

Shpresoj që ky proces të ketë nxitur sadopak frymën e drejtësisë brenda sistemit të drejtësisë. Sigurisht që kërkohet mjaft kur ajo për vijuar këtë sfidë.Kjo sakrificë do t’ia vlejë në fund të fundit, në rast se do të shërbejë sadopak që fëmijët tanë një ditë të jenë qytetarë të Bashkimit Europian. Besoj se shumë prej nesh bën më të mirën për t’ju afruar këtij objektivi" tha Ballhysa.

    No videos found.