Mbyllet mandati i KPK-së, kryetari Roland Ilia: 805 vendime, 373 konfirmime në detyrë dhe 268 shkarkime

16 Dhjetor 2024, 17:12

Kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve Roland Ilia deklaroi sot se, KPK verifikoi 805 subjekte rivlerësimi, nga të cilat 373 vendime u dhanë për konfirmim në detyrë, 268 vendime u dhanë për shkarkim nga detyra.

Në konferencën “7 vite rivlerësim kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që shënon përfundimin e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe institucionit të Komisionerevë Publikë, ai tha se nga 805 vendime të dhëna nga KPK-ja, 89% e vendimeve të KPK-së kanë mbetur të pandryshuara.