Mbyllet me akuza mbledhja e Hetimorit të Shëndetësisë! Vokshi: Një pallat, një votë, s’të vë më Rama në listë! Braçe bëri garipin! Koçi: Ke ndarë puset e naftës me njerëzit e tu

21 Tetor, 11:03

Teksa mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë është mbyllur, ku opozita pranoi mbledhjen e Kryesisë së Komisionit pas mosmarrëveshjeve për kalendarin, rendin e ditës, listën e dëshmitarëve dhe afatin, nuk munguan debatet dhe akuzat në fund.

Pas përplasjes me nënkryetarin Plarent Ndreca, kryetarja Albana Vokshi ‘u kap’ edhe me kolegun Petro Koçi, duke i kujtuar se s’do ishte në listën e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme të 2025, kurse ligjvënësi socialist i kujtoi “puset e naftës” që kishte ndarë me njerëzit e saj.

    No videos found.