Me 4 kg kanabis me vete gati për ta shitur, arrestohen 4 persona në Fier

8 Nëntor 2021, 08:48 | Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 08:48

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë në Fier të akuzuar për prodhim dhe shitje kanabisi. Mësohet se në pranga kanë rënë Gersi Zika, Arsen Meta(Bajramaj), Jozo Kozmaj dhe Anxhelo Doçia, të cilëve iu gjetën 4 kilogramë kanabis, gati për ta shitur. Ata u arrestuan në Bypass-in e Fierit, ku po lëviznin me automjetet tip "Audi" dhe "Citroen".

r.k./Shqiptarja.com