Me flamuj dhe veshje tradicionale, kremtohet sot dita e ‘Jo-së’ greke në manastirin e Këlcyrës! Krahë nenës së Katsifas ish-kampioni në peshëngritje Pirro Dhima

28 Tetor 2021, 13:28 | Përditesimi: 28 Tetor 2021, 20:34

Me flamuj dhe veshje tradicionale, është përkujtuar si çdo vit nga zyrtarët helenë në jug të vendit me rastin e 81-vjetorit, “Jo-ja” greke.

Ceremonitë kanë startuar në varrezat e ushtareve grekë në Gryken e Këlcyrës ku është mbajtur një meshë fetare në Manastir dhe më pas janë vendosur kurora me lule në varrezat ku prehën eshtrat e 650 ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke 1940-1941.

Në Këlcyrë kanë qenë prezentë ambasadorja greke Sofia Filioidhu, konsulli grek i Gjirokastrës Dimitris Saharidis, zv ministri i jashtëm grek Andreas Kasanjotis, si dhe deputetet minoritarë të Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Dule kreu i PBDNJ dhe Niko Kuris deputet i PS për Sarandën.

Ceremonitë kanë vijuar në fshatin Bularat në Bashkinë Dropull ku të gjithë personat e mësipërm kanë marrë pjesë në meshën e organizuar në kishën e fshatit.

 Çuditërisht aty është parë në krahë të nenës së Konstantinos Katsifas ish-kampioni botëror në peshëngritje Pirro Dhima. Pas meshës deputeti i OS Nikos Kuris ka ndezur një qiri në varrin e Katsifas. Me pas në varrezat e ushtarëve grekë në fshatin Bularat janë vendosur kurora me lule nga zyrtaret grekë si dhe nga drejtuesit vendorë shqiptarë.

r.k./Shqiptarja.com