'Më janë vjedhur sendet personale në zyrë, s'do jetë çudi t'i kenë fshirë kamerat', dy ditë pas denoncimit të Belind Këlliçit, selia e PD nuk i dorëzon pamjet policisë

15 Dhjetor 2021, 15:00 | Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 15:00

Ndonëse kanë kaluar dy ditë që prej denoncimit të Belind Këlliçit për vjedhjen e zyrës së FRPD-së dhe pretendimeve se i janë marrë materiale pune dhe personale në brendësi, nga persona brenda PD, policisë nuk i janë dorëzuar pamjet e kamerave të sigurisë. Policia ka bërë këqyrjen e ngjarjes dhe ka administruar të gjitha materialet që pretendohen se mund të shërbejnë për të hetuar në lidhje me denoncimin.

r.k./Shqiptarja.com