Festa e Halloween-it ose dita e përkujtimit të shpirtrave, është khyer tashmë në traditë në Tiranë. Përgatitjet kanë nisur prej ditësh, për të kulmuar mbrëmjen e kësaj të diele. Qendrat tregtare në Tiranë e kanë përqendruar aktivitetin e tyre pikërisht në tematikën e kësaj feste.
Report Tv u interesua pranë qendrave tregtare dhe tregjeve në kryeqytet, lidhur me shpenzimet për këtë festë, duke mësuar se vlera minimale e një kostumi, varion nga 1000 deri në3 mijë lekë. Çmime të tilla reklamohen edhe në faqet online të shitjeve.














