Me shpejtësi 130 km/h dhe i dehur në timon, kush është i riu që shkaktoi aksidentin tragjik në Durrës! EMRI i 18-vjeçares që humbi jetën

16 Janar, 10:13 | Përditesimi: 16 Janar, 10:13

Vikena Greku është 18-vjeçarja që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Durrës, ku një mjet ‘fluturoi’ nga Ura e Dajlanit dhe ka përfunduar brenda një biznesi që tregtonte lule. Mjeti drejtohej nga 26-vjeçari Arbëri Xhaxhaj, i cili sipas Policisë së Durrësit ka qenë i dehur në timon. Pas aksidentit të riut i është bërë edhe testi i alkoolit, ku ka rezultuar i dehur në masën 0.5 mg/l.

I.M/Shqiptarja.com