Mediat: 'Kontakt' derdh inerte në vende të paligjshme, eksperti: Kompanitë nuk janë ndëshkuar, sanksionet nuk janë zbatuar

2 Tetor 2021, 11:53 | Përditesimi: 2 Tetor 2021, 15:50

TIRANË- Ditët e fundit në media janë denoncuar depozitimet e jashtëligjshme të inerteve nga kompania e ndërtimit “Kontakt”. Inertet e nxjerra nga kantieri i më shumë se 20 pallateve të kompleksit të ri të  banimit “Mangalem” në lagjen Ali Demi, sipas denoncimeve në media, janë hedhur në zonën  Mjull- Bathore duke shkaktuar një katastrofë mjedisore. Tirana dhe periferitë e saj, janë mbushur me inerte ndërtimi duke vuajtur një dëmtim katastrofik ambienti jo vetëm nga kjo kompani. Ekspertët e mjedisit shprehen të shqetësuar për këto hedhje të paligjshme të cilat  përbëjnë një skandal mjedisor që ndodh çdo ditë në kryeqytet.

r.k./Shqiptarja.com