Katastrofë ekologjike në periferi të Tiranës! Mediet: “Kontakt” derdh inerte në vende të paligjshme

Një katastrofë mjedisore po ndodh në mes të ditës në Tiranë. Vetëm shtatë kilometra larg qendrës së kryeqytetit, në një zonë kodrinore dhe të gjelbëruar, hijeshia po humbet dita-ditës. Qindra e mijëra ton inerte dhe dhera hidhen në zonën e Mjull-Bathores, materiale këto që i transportojnë në radhë njëri pas tjetrit, kamionët.

Këto janë pamjet që tregojnë kamionët teksa shkarkojnë inertet në një zonë që është e jashtëligjshme për hedhjen e tyre. Në një luginë mes pyjesh dhe gjelbërimit që tashmë po “vritet” nga hedhja e inerteve. Në krah të kësaj katastrofe mjedisore qëndron edhe një kompleks vilash që po ndërtohet në zonë.

Por kush është fajtor për këtë katastrofë mjedisore, kaq pranë Tiranës?

Sipas disa medieve, kompaninë e ndërtimit  që po i orienton kamionët e saj drejt këtij vendgrumbullimi të paligjshëm, është “Kontakt”, e ndërtuesit Fatmir Bektashi. Sipas mediave, kamionët e “Kontakt” po hedhin prej ditësh inertet dhe dherat që i marrin nga gërmimet për themelet e kompleksit “Mangalem”, puna për ndërtimin e të cilit vijon me ritme të shpejta mbi lagjen “Ali Demi” në kryeqytet. Sipas këtyre medieve, nga aty, kamionët mbushen me inerte dhe udhëtojnë në drejtim nga Ali Demi, përmes rrugës së Sanatoriumit, dhe shkarkohen në fshatin Mjull-Bathore, në një hapësirë të jashtëligjshme. Mediet shkruajnë se e njëjta kompani, “Kontakt” hedh inerte edhe  në Paskuqan Kamëz edhe në Mullet, ndërsa sipas tyre, inspektorët e mjedisit dhe policët bashkiakë nuk kanë vendosur gjoba mbi katastrofën ekologjike që po ndodh në periferitë e gjelbra të Tiranës.

Inertet që janë hedhur në Mjull Bathore, kanë pushtuar toka në sipërfaqe të mëdha dhe që mund të shihen me sy të lirë që nga larg, siç shfaqet përmes këtyre pamjeve që Report Tv ka filmuar, ndërsa askush nuk di të thotë se sa shkon dëmi mjedisor i shkaktuar aty. Me ritme të tilla dhe pa ndërhyrjen e organeve rregullatore, shumë shpejt periferia e Tiranës do t’i ngjasojë një zone të shkretuar dhe të mbuluar nga inertet e pallateve.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 02/10/2021 06:47

    Policia bashkiake di vetem te gjobise makinat e parkuara dhe te vije verdall neper qytet nuk eshte e zonja te liroje trotuaret e bllokuara jo te ndaloje kete katastrofe mjedisore

    Përgjigju
  • Spiro: 01/10/2021 16:26

    Masakren mjedisore e keni prej 30 vjetrdh ne Urevajgurore ku nuk ndalet prerja e pishave dhe guroret me furrat e gelweres e kane bere ajrin tejet te ndotur! Turp qe askush nuk e merr mundikin te beje dicka!!

    Përgjigju
  • Kckvijon: 01/10/2021 16:00

    Fajin e ka bashkia qe dhe nje zone qe ishte e gjelberuar deri para tre-kater vitesh kane mbire pallatet si te ishin kerpudha...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë