'Mësuesit i kemi gjetur të pambrojtur nga shteti', Rama: I detyronin të jepnin dorëheqjen, sot nuk i pyet më kush për kë voton

30 Nëntor 2024, 14:07

Gjatë takimit me prindërit në Fier, duke folur për rreziqet e TikTok apo Snapchat për fëmijët, Rama u ndal edhe tek gjendja e shkollave dhe tek ndryshimi sipas tij që ndërmori qeverisja socialiste që kur erdhi në pushtet në 2013. Rama thotë se më parë mësuesit nuk e kishin të sigurt vendin e punës për shkak të lidhjeve partiake.

Nga ana tjetër, problem ishte dhe që një pjesë e madhe e mësuesve nuk jepnin mësim në profilin e tyre. Ndërsa, shkollat përballeshin me mungesa të mëdha, si librat, palestrat dhe kushte të këqija higjienike, sot po kalojnë një transformim të dukshëm.

Më parë, në shumë shkolla mungonin librat dhe kushte elementare, ndërsa tani është e papranueshme të bëhet rindërtim i shkollës pa pasur palestër, një hap që tregon angazhimin për përmirësim të vazhdueshëm.