Mësuesja e vetme e shkollës me zile në dorë: Janë vetëm 10 nxënës, shkak emigrimi

7 Mars 2023, 11:58 | Përditesimi i fundit: 2023-03-07 16:18:51

Ky 7-Mars shkollat e thella malore në Kukës i ka gjetur me më pak nxënës, për shkak të emigrimit masiv të familjeve kuksiane. Ekipi i Report Tv udhëtoj në shkollën fillore të fshatit Petkaj të njësisë administrative Malzi. Sot, 10 nxënësit e kësaj shkolle me lule në duar, pas rënies së ziles së shkollës nga mësuesja e tyre sollën atmosferën e festës në këtë godinë e cila dita ditës po kthehet e shkretuar.