Meta i ‘paqartë’ për aleancën me Berishën: Do e shqyrtojmë si do futemi në zgjedhje

6 Shtator, 13:42

Ndërsa Partia Demokratike ka caktuar drejtuesit politikë të qarqeve, Ilir Meta duke se është ende i paqartë se si do futet partia e tij në zgjedhje, koalicion me PD apo vetëm. I pyetur nga gazetarët nëse do të garojnë vetëm apo me Berishën, Meta tha se kjo çështje ka shumë kohë dhe është ende në shqyrtim.

“Është çështje që ka shumë kohë dhe ne do studiojmë të gjitha opsionet që opozita të futet sa më fuqishëm në këto zgjedhje. Do bëjmë çdo përpjekje për të ndërtuar mekanizimin e organizmit për përballjen me regjimin, duke mos pasur iluzione se presim nga ky regjim kriminal standarde në zgjedhje”, tha Meta.