Meta në takim me ambasadorin ukrainas në Tiranë: Jemi krah Ukrainës, dialogu zgjidhja e vetme e konfliktit! Shkurov: Zelensky dhe populli jonë ju falënderon

28 Shkurt 2022, 14:00 | Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 14:00

Presidenti Ilir Meta mesditën e sotëm ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

Gjatë prononcimit për mediat, presidenti ka shprehur keqardhjen për sulmin dhe për viktimat që kanë humbur jetën duke mbrojtur dinjitetin e tyre, ndërsa shtoi se Shqipëria është krah Ukrainës në këto momente të vështira. Ai tha se zgjidhja e kësaj situate është vetëm dialogu.

r.k./Shqiptarja.com