Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës

16 Gusht, 22:35 | Përditesimi i fundit: 2024-08-16 22:55:03

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte sot në Pogradec në kuadër të një takimi me forumet e Partisë së Lirisë. Sërish Meta ka sulmuar kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Por ndryshe nga një ditë më parë, këtë herë Meta ka zbutur tonet. Ai e quajti SPAK një organizatë kriminale dhe Dumanin ‘mbrojtës të flaktë krimeve të Ramës”