Meta zbardh takimin me Kim: I thashë se s'jam dakord me shpalljen e Berishës 'non grata', vepër e Ramës dhe Bashës! Nuk zgjedhim mes tij dhe SHBA-së

25 Shtator 2022, 15:34

 Duke i cilësuar si marrëdhënie të shkëlqyera, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka preferuar të nisë kështu replikën për takimin e tij me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, dy ditë më parë (23 shtator). Nisur nga këto marrdhënie, Meta tha si i ka thënë Kim se shpallja 'Non Grata' e Berishës ka ardhur si faturim i veprave të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.