Ministri austriak: Mbështesim Ballkanin e Hapur, BE të rrisë investiemt në rajon! Shqipëria gati për BE! Ministrja e Jashtme: Në këtë proces jemi bashkë me Maqedoninë

19 Nëntor 2021, 13:42 | Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 15:09

Ministri i Jashtëm i Austrisë Michel Linhart gjatë takimin me homologen e tij shqiptare Olta Xhaçka u shpreh se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet t’u hapen negociatat. Sipas tij vendi ynë i ka bërë të gjitha detyrat e shtëpisë dhe është gati për hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Unë e mbështes mendimin e ministres. Po kthehemi nga Shkupi dhe jam i mendimit që ne tani kemi një dritare të hapur për të zhvilluar këto bisedime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mendoj se nuk është e rëndësishme vetëm për vendet por për të gjithë rajonin, por një hap i mirë për të gjithë Europën. Maqedonia e Veriut apo dhe Shqipëria janë pjesë e Europës, janë në mes të Europës. Nuk duhet të jenë të përjashtuar, këtë mesazh duhet t'ia japim partnerëve tanë në BE. Është një shans absolut për të hapur negociatat për të dy vendet” – ministri Linhart.

r.k./Shqiptarja.com