Ministri Ervin Hoxha: 300 efektivë do i nënshtrohen vetingut, 33 u përjashtuan

23 Shtator, 12:18

Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë, ditën e sotme Hoxha bëri edhe një bilanc për vetingun në Policinë e Shtetit, nga ku bëri me dije numrin e atyre që kanë kaluar vetingun dhe atyre që janë përjashtuar.

“Në policinë e shteti janë vetuar 35 punonjës policie, e kanë kaluar këtë veting, 33, është përjashtuar 1 dhe është larguar me dëshirë 1 person. Duhet që të vetohen të gjithë, janë rreth 300 funksione që i nënshtrohen kësaj dinamike dhe ky proces po vazhdon në vijim do t’ju informojmë dhe për rezultatet e vetingut dhe për ata persona që do të vetohen”, tha ai.

Ndërkohë katër nga 15 kandidatët për drejtorin e policisë së Shtetit janë skualifikuar. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

 “Në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë nga 15. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha", tha ai.

    No videos found.