Ministri Hoxha: Siguria në shkolla, ndër prioritetet kryesore të MB! Do zbatojmë projektin "Smart City" për të rritur sigurinë në gjithë Shqipërinë

13 Shtator, 11:58

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, vlerësoi projektin e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të siguruar të gjitha shkollat me oficerë, me qëllim rendin dhe sigurinë e fëmijëve në to.

Nga takimi në shkollën "Kosova" sot, ku mori pjesë bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Manastirliu, dha edhe lajmin se tani këto shkolla janë të monitoruara me kamera sigurie, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e rasteve të paligjshme.

Hoxha njoftoi edhe projektin e ri të MB, i quajtur “SmartCity”, që e cilësoi si "një nga më madhorët" dhe që parashikon sigurinë kombëtare, ku përfshihen Policia Rrugore në monitorimin e rrugëve, por edhe një sistem teknologjik i tërë (e ngjashme me "Syrin e fajkoit" apo Big Brother)

    No videos found.