Ministri i Brendshëm: Goditja e grupit kriminal pritet të zbardhë edhe vepra të tjera penale

30 Gusht 2023, 14:41 | Përditesimi i fundit: 2023-08-30 14:42:29

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se shumë shpejt Policia e Shtetit do të japë detaje në lidhje me një operacion ku është goditur një grup kriminal, në fushën e vrasjeve, rrëmbimeve apo shpërthimeve me lëndë plasëse. Sipas Ballës, është bërë e mundur që të arrestohen disa persona si dhe janë parandaluar ngjarje të rënda kriminale.