Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se në buxhetin e 2022 do të investohet edhe më shumë në teknologji në mënyrë që të policia e shtetit të ketë kontroll të plotë në monitorimin e të gjithë territorit të vendit.
“Në 4 vite e ardhshme do të ngremë më lartë luftën kundër krimit në një tjetër nivel dhe do të adaptojmë inovacionin dhe teknologjinë duke qenë shumë më para se ato që thyejnë ligjin. Të sofistikojmë mënyrën për të luftuar krimin dhe për të kontrolluar territorin në çdo shkelje që bëhet nga mjedisi deri te krimi, çdo shkelje. Duke investuar edhe në teknologji dhe në modernizimin e kontrollit të territorit do të jetë më lehtë dhe efikase për zbulimin e paligjshmërisë. Kemi rritur me 70 % investimet në teknologji.”, tha Çuçi.














