Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ndodhet në një vizitë në Tiranë, ku u prit nga homologu Igli Hasani. Më tej, ai do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. Në konferencën për shtyp me Hasanin, ai theksoi se do të thellojnë bashkëpunimin mes ty vendeve në shumë fusha, si ekonomia, arsimi apo turizmin.
"Do vazhdojmë takimin me Ramën, do të marrim në diskutim marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe si do ti çojmë në një nivel më të lartë, do kërkojmë fusha të ndryshme bashkëpunimi. Së pari mendojmë që është shumë e rëndësishme miqësia për të thelluar marrëdhëniet tona, Shqipëria dhe Turqia janë të lidhura me njëra tjetrën, nga ana historike, lidhje të pashkëputshme. Në këtë ka ndihmuar edhe solidariteti mes Erdogan dhe Ramës. Ne kemi zhvilluar marrëdhëniet tona në shumë fusha dhe jemi të vendosur t’i vazhdojmë bashkëpunimet, sidomos në fushën ekonomisë, arsimit, teknologjia, turizmi, ka shumë fusha ku do vazhdojmë të punojmë në mënyrë të pandërprerë. Patëm dje takim me biznesmenët turq dhe diskutuam për mundësitë e investimit", tha Fidan.