Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për miratimin e marrëveshjes së pensioneve, me Italinë në Senatin italianë, më 5 mars.
Përmes një videomesazhi në rubrikën ‘Ckemi ndonjë të re?, Rama tha se tashmë pensionet e shqiptarve do të njihen njësoj si ato të italianëve.
‘Sot jam i lehtësuar nga mbyllja e procesit të gjatë burokratik të miratimit të ligjit te pensioneve për shqiptarët e Italisë. Hallal vicklat dhe talljet, përqeshjet deri tek sharjet, jo ishte rrenë, jo ishte lojë, jo u harrua, por rëndësi ka që tani mundi dhe sakrificat e një jete në punë matanë detit të shqiptarëve do të njihen njësoj si për italianët. Kjo ishte njëra nga dy marrëveshjet më të vështira të pensioneve, sepse bëhet fjalë për në këtë rast për gati gjysmë milionë njerëz. I jam falënderues Giorgia Melonit pa të cilën kjo punë nuk do të merrte punë dhe mund të merrte vite e vite të tjera’, tha ai.



















