Miratohet statusi i veçantë, Ministrija e Arsimit: Buxhet i dedikuar për shkollat me drejtim artistik dhe sportiv

13 Mars, 13:50

Qeveria miratoi sot vendimin për t’i dhënë status të veçantë shkollave me drejtim artistik dhe sportiv.

Sipas Ministres Manastirliu, vendimi synon të përmbushë disa qëllime të rëndësishme për këto shkolla, si, zhvillimin e kurrikulave artistike dhe sportive për t'u përshtatur me kërkesat e tregut të punës, ruajtjen e traditës dhe identitetit kombëtar në fushën e artit dhe sportit, zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në këto fusha, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies si dhe sigurimin e mbështetjes financiare të veçantë për këto shkolla.