Mirush Kabashi ftohet në inaugurimin e shtëpive në Thumanë, por i harron emrin kryebashkiakut

2 Maj 2022, 21:02 | Përditesimi i fundit: 2022-05-02 21:05:01

Në aktivitetin e organizuar për dhënien e 155 shtëpive të reja në Thumanë ishte edhe aktori i njohur Mirush Kabashi, i cili i cili mbajti edhe fjalën përshëndetëse.

Gjatë falënderimeve, Kabashi harroi emrin e kryetarit të bashkisë Krujë, duke i kërkuar edhe ndjesë. Ky i fundit u ngrit nga karrigia dhe i tregoi emrin e tij.

Pjesë nga biseda:

Mirush Kabashi: Kryetarit të bashkisë…turpi për të gjallët, por nuk ia kujtoj emrin

Kryebashkiaku: Artur Bushi

Mirush Kabashi: Turi, të kërkoj ndjesë. Nuk është e rëndësishme ta mbaj mend unë, e rëndësishme është ta mbajë mend emrin kryeministri, ai të mos e harrojë.

    No videos found.