Monika Kryemadhi: Nuk merrem më me politikë, nuk do kandidoj! Do sensibilizoj opinionin publik kundër fake news

19 Nëntor, 18:01

Monika Kryemadhi u shpreh në dalje nga seanca e Apelit të GJKKO se nuk do të kandidoj më në politikë. Ajo shprehet se do jetë tashmë si aktiviste që çmonton fake news.

'Zoti Meta në letrat që i paraqita gjyqtares i bie çështja e autodeklarimit të pasurisë. Në letërporosinë e Çekisë nuk ka fjetur në një hotel me Kastriot Ismailajn. Në fashikujt e prokurorisë janë portalet e bashkisë Tiranë. Adrian Shatku është kushëriri im, prokurori tha sot nuk e akuzojmë Kryemadhin për ndërhyje në fibrën optike. Mesazhet e prokurorisë janë nxjerrë nga konteksti. Edhe për kartën e Adrian Shatkun, nuk i shko. iTunes nuk prodhon para, është aplikacion i Apple për muzikë. Kartën e kushëririt tim e kam përdorur për këtë aplikacion.

Më la shumë për të dëshiruar aftësia profesionale. Mllef provincial, kanë hyrë në një rrugë që nuk dalin më prapa. Të kryesh dhunë psikologjike, në 5 të mëngjesit për 3 vjet për CEZ DIA, do duan të ruajnë dhe do bëjnë një gjë të tillë. Arbitrariteti nuk e bën më të fortë SPAK, e bën të korruptueshëm në opinionin publik dhe krijon mungesë besueshmërie. Gjyqtarët janë në presion të SPAK. Nëse japin vendim kundër prokurorisë merren në hetim pasuror. Nuk merrem më me politikë po do merrem me sensibilizimin e opinionit publik kundër luftës së tretë botërore, që është fake news. Nuk mendoj se do kandidoj.'

    No videos found.