Kryeministri Edi Rama u shpreh se flamuri i Shqipërisë duhet që të rreshtohet krah të tjerve në oborrin e BE. Ai tha se shqiptarët nuk duhet që të lejojnë që flamurin e tyre ta ul më askush.
‘Keni anglezë që thonë duam që të shkojmë me pushime në Shqipëri, mund të imagjinohej kjo vite më parë. Ky ndryshim do të vazhdojë dhe do të sjell edhe atë që të gjithë shqiptarët jashtë do ta dëshironin që dëshira për tu kthyer të mos jetë një dëshirë. Për të pasur dy shtëpi, jo si sot një shtëpi të lënë pas shtëpinë e gjyshit të rrënuar, një tokë të lënë pas. Por të pasur një shtëpi të denjë në Europë falë punës së denjë dhe një në Shqipëri, për ëndrrën tuaj, për ata që lindin këtu që rropaten si rropateshit ju kur mezi flisnin anglisht dhe t’ju thonë: Dad i’m proud of you, I am proud for my country’, (babi unë jam krenar për ty dhe për vendin tim). Flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit që na bënë që të këndojmë të gjithë bashkë ta vëmë në zemër dhe të mos lejojmë askënd që ta ul përsëri, por ta ngremë dhe rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane’,tha ai.