Moti i keq/ Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një person përfundon në spital

8 Janar, 12:19 | Përditesimi: 8 Janar, 12:19

Një mjet borëpastrues në rrugën e Arbrit ka shkaktuar një aksident të trefishtë.

Teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Klosit, mjeti borëpastrues goditi një automjet tip Volkswagen që lëvizte në drejtim të Tiranës, i cili më pas u përplas edhe me dy automjete të tjera.

A.A/Shqiptarja.com