Murat Basha : Amanetin nuk e tret as dheu

5 Prill 2022, 07:00

Major Murat Basha, është prej figurave emblematike të ushtarakëve të përiudhës së mbretërisë, i cili kishte parimin ëm të shenjtë të jetës së tij dashurinë për vendin e tij dhe besnikërinë ndaj mbretit Zog. Një lidhje e hershme mes gjyshit të tij dhe Xhelal Pashë Zogollit do të brumoste Muratin që në fëmijëri me ndjenjën e miqësisë ndaj familjes Zogolli dhe do ta bënte atë bashkëushëtar në të gjithë stacionet e karrierës politike të Ahmet Zogut, të cilit i mbeti besnik edhe pas pushtimit të vendit nga italia fashiste, duke qenë ndër ata pak burra që rendën të shkrepnin armët kundër italianëve në prill të 1939 e duke u angazhuar më tej përgjatë gjtihë luftës në rradhët e Legalitetit. Fati kisht erezervuar për të nëj fund të hidhur, pasi skena e fundit në dramën e kësaj jete të përkohshme dotë qe e dhunshme dhe e përgjakshme. me ardhjen në pushtet të komunistëve, ai do të arrestohej dhe dënohej me vdekje. U ekzekutua së bashku me 12 të tjerë në fundin e qershorit të vitin 1945, duke i lënë amanet familjes që të mos i humbte varri, një amanet që u kthye në një sagë përpjekjesh për afro 63 vjet.