Mure të plasaritura, pllaka të thyera e dysheme e çarë në dysh! Dëmet e tërmetit 4.5 Rihter në Bulqizë, banori: Ke frikë të rrish brenda

1 Nëntor 2021, 12:15 | Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 12:15

Tërmeti i 3 ditëve më parë 4.5 Rihter në Bulqizë ka shkaktuar dëme në disa banesa, ku Bashkia e Bulqizës ka ngritur një grup pune për inspektimin e tyre. Report Tv vajti në një prej banesat e dëmtuara, atë të Nazif Kolecit në fshatin Shtushaj të  të njësisë administrative Shupenzë të Bashkisë Bulqizë, ku gjurmët e tërmetit ishin të dukshme ngado që të hidhje sytë.

r.k./Shqiptarja.com