Naftëtarët e Ballshit mblidhen sërish para Rafinerisë: Nuk do të lejojmë demontimin e uzinës!

22 Nëntor 2021, 11:10 | Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 11:10

Ashtu siç kishin paralajmëruar, sot naftëtarët e uzinës së Ballshit kanë dalë sërish në protestë duke theksuar se kanë informacione se uzina do ë shitet për skrap, por shtojnë se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj shprehet se nëse do të tentohet të nxirren objekte nga rafineria, naftëtarët do të marrin në mbrojtje uzinës, duke kërkuar që t'i shlyhen pagat e prapambetura.

r.k./Shqiptarja.com