Ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshe, Pogaçi për Report Tv: Procesi nisi me mangësi! Të sqarohet me urgjencë përdorimi i qeseve për fruta-perimet

2 Qershor 2022, 12:52

Ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshe ka shkaktuar reagime tek tregtarët dhe konsumatorët. Që prej ditës së djeshme duhet të hiqeshin nga qarkullimi qeset plastike një përdorimshe dhe të përdoreshin vetëm ato me trashësi mbi 70 mikro, të cilat do u kushtojnë më shumë qytetarëve. Drejtoresha ekzekutive e Bashkimit Tregtar, Mira Pogaci foli për Report Tv duke thënë se procesi nisi me mangësi pasi vendimi i Këshillit të Ministrave për karakteristikat dhe përmasat e qeseve plastike u bënë publike një ditë para se të hynte në fuqi.