Ndër të paktët që s'është akuzuar nga opozita? Ja si e komenton Peleshi

8 Janar 2021, 23:40 | Përditesimi i fundit: 2021-01-08 23:45:23

Niko Peleshi është ndër të paktët ministër që nuk janë vendosur në shenjestër të opozitës, e për këtë ai thote se e ka bërë detyrën e tij me integritet dhe shumë profesionalizës...duke shtuar se kjo nuk do të thotë se kolegët e tij e kanë merituar. Ai thotë se për aq kohë i futet politikës, duhen marrë parasysh që do jesh i akuzuar.

"Kur je në politikë duhet të marrësh parasysh që mund të akuzohesh apo të goditesh, jo vetëm kur e meriton. Kështu që askush nuk mund ta projektoj dot vetë...Është e vështirë ta projektosh veten si një njeri që nuk do akuzohesh. Secili prej nesh ka në dorën e vet të ketë integritet edhe ndershëmri në kryerjen e detyrës. Por me thënë të vërtetën kjo nuk mjafton. Nuk dua të them që kolegë të mi, ministra apo  politikanë të cilët mund të gjenden të akuzuar në opinion publik nga opozita apo nga opinion e kanë merituar atë. Kjo nuk është e vërtetë. Ky është fati i keq i  çdo politikani që në këtë profesion duhet të përballet shpeshherë edhe me akuza të pamerituara. Nuk dua të them se askush nuk i ka merituar akuzat. Por nuk dua ti jap vetes time merita që nuk i kam se për sa kam unë nëë dorë, përveç integritetit dhe ndershmërisë në kkryerjen e detyrës, me thënë të vërtetën, e kam në  pjesë të tiparave të mia që mundohem të jem le të themi i ekuilibruar, edhe i qetë në komunikime aq sa do të ashpra politike. Pra nuk prirem të tensionoj të themi marrëdhëniet apo dialogun politik me këdo që kam përballë.  Nëse kjo është një nga ato që mund të jetë përceptuar edhe nga publiku edhe që ka lidhje me pyetjen tuaj këtë nuk di ta them, por unë nuk bëj dot ndryshe. Këtë natyrë kam sepse mendoj që në fund të fundit, para se të jemi të ndarë në të kuq dhe blu, demokratë, socialistë etj, jemi shqiptarë. E nuk e them këtë vetëm nga kjo Ministri ku jam, ku siç e thash kushdo të ishte do ta shikonte në rradhë të parë shqiptarinë të parën sepse e kemi detyrë Kushtetuese. Por besoj edhe ka folur vazhdimisht, edhe në të gjitha pozicionet që kam pasur, kam folur për paktë kombëtare. Kur kam qenë ministër i Bujqësisë përshembull, kam bërë disa herë thirrje  të mbytur, të padëgjuar në kuadrin e zhurmës së madhe politike në vend, pr një pakt kombëtar për sigurinë ushqimore përshembull. Natyrisht që nuk mund të marrë kohë nga kjo intervistë për të folur për një detyrë që nuk e kam më, por si sigurai ushqimore, ka edhe mbrojtja po e po, por ka edhe disa çështje të tjera të axhendës sonë kombëtare ku kampioni është integrimi në Bashkimin Europian, të cilat meritojnë të jenë pakte kombëtare larg zhurmës. Deri më sot asnjë gjë nuk i ka shpëtuar le të themi tensioneve politike. Nuk dua të bëj tani të them kush është fajtori, por unë vetë kam kontribuar, jam përpjekur të kontriboj me aq sa mundem në tërheqjen e vëëmendjes drejt çështjeve të rëndësishme që meritojnë bashkëpunim edhe jo drejt atyre që meritojnë ndarje",tha Peleshi.