Ndërprenë mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, Noka kërcënon: Flakët do shkojnë deri në Surrel

2 Tetor, 15:49

Flamur Noka ka folur me tone kërcënuese pasi ndërprenë mbledhjen e sekretariatit të Etikës, ku pritej përjashtimi i deputetëve të opozitës që shkaktuan kaos në seancën plenare të së hënës dhe dogjën karriget e Kuvendit. Noka kërcënoi duke thënë se flakët do shkojnë deri në Surrel.

Mazhoranca të kërkojë me ngulm të mos ketë opozitë në parlament. Është unike dhe këtë e bëjnë vetëm regjimet narkos, Rama dhe zonja 5 mln euro e doganave e urrejnë opozitën, kanë tmerr opozitën. Ajo flaka e karrigeve i ka tmerruar, se shohin që gjuhët e asaj flake mund të lëpijnë diku nesër nga Surreli apo thasët e parave që kanë fshehur. Ata që kanë vjedhur pronën publike, ata që kanë vjedhur 10 mld euro në këto vite, qajnë me lot krokodili pasurinë e famshme publike të një karrigeje. Kjo është fytyra e këtij regjimi, narko, bandë hajdutësh. Mendojnë se me kërcënime të tilla m

    No videos found.