Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Ishte e përkohshme, u aktivizuan gjeneratorët

19 Janar, 22:57 | Përditesimi: 19 Janar, 22:57

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka reaguar lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike në një repart të saj.

Përmes një njoftimi, QSUT bën me dije se ndërprerja ndodhi për shkak të një defekti në linjën e furnizimit me energji elektrike të tensionit të lartë që furnizon Godinën A2.

Sipas QSUT, ndërprerja e energjisë ishte e përkohshme pasi u aktivizuan gjeneratorët dhe se aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht.

I.M/Shqiptarja.com