Ndërtim në Karavasta? Zhupa: Skandal! Braçe: Totalisht mashtrim

20 Shkurt, 17:21

Një shkrim i botuar në mediat online për një projekt ndërtimi në Divjakë-Karavasta, i marrë edhe nga deputetja e opozitës Ina Zhupa që akuzoi qeverinë për klientelizëm, u kundërshtua ashër nga deputeti socialist Erion Braçe. Në komisionin e Ekonomisë Braçe tha se qëllimisht mashtrohet kur lidhet ligji i zonave të mbrojtura me një projekt që është vetëm plani i zhvillimit të integruar të Divjakës.