Ajo që prisnin me padurim si mundësinë e artë për zhvillimin e turizmit në zonën e tyre, dalë në dritë nga ndërtimi i Rrugës së Arbrit, banorëve të Shkallës në Bashkinë Klos, sot po u kthehet në rrezik për shkatërrimin e fshatit të tyre.
Kompania “Gjoka Construction”, që po ndërton rrugën e Arbrit dhe pritet ta inaugurojë përfundimisht atë më 28 nëntor, siç kryeministri Edi Rama e njoftoi si "dhuratë" për festat, sipas banorëve po bën manovra për të shfrytëzuar një hapësirë të konsiderueshme pyjore, rreth 250-300 metra pranë shtëpive të tyre, për gurore me afat 3-vjeçar.