Ndërtimi i TEC-it në Roskovec, Balla: Investim strategjik, zero risk për mjedisin

27 Prill, 17:28

Ndërtimi i TEC-it në Roskovec nuk do të ketë asnjë impakt mjedisor në zonë, tha drejtuesi politik i qarkut të Fierit i Partisë Socialiste, Taulant Balla duke iu përgjigjur shqetësimit të banorëve.

Madje sipas tij, ndërtimi i TEC-it i jep një rol të rëndësishëm Roskovecit dhe qarkut të Fierit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel rajonal. Balla shtoi më tej se projekti ka impakt të rëndësishëm strategjik dhe ekonomik dhe nuk dëmton mjedisin.