Ndeshja e kombëtares, deputetët ‘braktisin’ seancën! Kuvendi nis me vonesë, s’pati kuorum

24 Qershor, 19:08

Seanca plenare e kësaj të hëne, e mbajtur pak orë përpara ndeshjes së Kombëtares me Spanjën, u karakterizua nga diskutime të vakëta, në një sallë thuajse bosh nga deputetët. Seanca nisi me vonesë për shkak të mungesës së kuorumit ndërsa të paktë qenë ligjvënësit që qëndruan deri në fund për të diskutuar problemet e qytetarëve.