Ndeshja Shqipëri-Poloni, Balla: Pati 12 mijë tentativa për bileta false! Policia e Shtetit merr nën përgjegjësi portat e sigurisë në ‘Air Albania’

24 Shtator 2023, 11:52 | Përditesimi i fundit: 2023-09-24 15:51:41

Policia e Shtetit do të marrë nën përgjegjësi të gjitha portat e sigurisë në stadiumin ‘Air Albania’, pasi janë evidentuar raste që nëpër ndeshje janë futur persona që nuk kishin prerë fare bileta. Ministri i Brendshëm, Taulant  Balla tha se të gjatë ndeshjes së kombëtares shqiptare me Poloninë për EURO 2024, janë konstatuar 12 mijë tentativa për bileta false.