Ndryshimet në buxhetin 2021, ish-drejtoresha e Tatimeve, Shehaj në Report Tv: Kemi një qeveri që po rrit borxhin! Nuk ka investime, bëhen shpenzime për të paguar koncesionet

8 Nëntor 2021, 22:04

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj thotë se qeveria me aktin normativ të mirauar sot për ndryshimin e  buxhetit, po rrit borxhin. E ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', Shehaj tha se pavarësisht se qeveria po rrit shpenzimet, asnjë investim nuk është parë deri tani, duke shtuar se paratë shkojnë për të paguar koncesionet