Ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, nisin të hënën diskutimet! 3 nisma në Kuvend, PS kërkon 'objekt të qartë'! Tabaku e Spaho lehtësi për opozitën

17 Dhjetor 2023, 15:07

Teksa ngritja e komisioneve hetimore vijon të jetë kërkesë e opozitës për të rikthyer normalitetin në parlament, nesër do të nisë diskutimi për nismat e ndryshimit të ligjit. Krahas projekt-ligjit të PS të dorëzuar së fundmi në parlament, do të diskutohen edhe dy drafte të tjera të propozuara rreth 1 vit më parë nga deputetët e opozitës Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho