Ndryshimet në statut, Rithemelimi mbledh Këshillin, shpërblen Bardhin! Topalli: Me rëndësi bashkimi i demokratëve, përçarja solli kosto

5 Mars, 16:14 | Përditesimi i fundit: 2024-03-05 21:34:25

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, që do votojë ndryshimet e statutit që çojnë në kryesi grupin e Gazmend Bardhit. Në nisje të mbledhjes ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se në bashkimi i demokratëve është prioritet. Sipas Topallit, përçarja e opozitës ka sjellë kosto për qytetarët, ndërsa shigjetoi Lulzim Bashën duke theksuar s’e lider nuk të bën karrigia, por vendimet që merr.