Ndryshojnë rregullat, leje për stacione plazhi vetëm për hotelet! Në çdo 1 km të bregdetit, minimumi 300 metra hapësirë publike

12 Tetor 2024, 12:53 | Përditesimi: 12 Tetor 2024, 12:53

Qeveria javën tjetër do të miratojë rregulloren për menaxhimin e plazheve. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro gjatë takimit me kryebashkiakët sot në Pallatin e Kongreseve. Sipas rregullores së re hotelet do të jenë të vetmet që kanë mundësi për të aplikuar për të menaxhuar stacione plazhi në proporcion të drejtë me numrat e dhomave.

E.B/Shqiptarja.com