“Në 2025, 2 avionë për zjarret dhe stërvitje!” Xhaferraj përplasje me ministrin e Mbrojtjes në kuvend

11 Nëntor, 18:52

Për të dytin vit radhazi, buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të jetë më shumë se 2% e GDP-së së vendit, një kriter i NATO-s për vendet anëtare, por që opozita e sheh si mashtrim që i bëhet partnerit strategjik ndërkombëtar.

Në prezantimin e buxhetit nga vetë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në komisionin e Sigurisë, një ndërhyrje e shkurtër e tij, irritoi deputetin opozitar Ferdinand Xhaferri.

“Një kalama ministër bën ironi në Komision. Mos t’i kthehem portit të Durrësit, skandalit më të madh të abuzimit. Traktati i Varshavës është trashëgimi e juaja. Ministri bën ironi, mos më bëj ironi mua. Ti je për SPAK!”, reagoi ashpër Ferdinand Xhaferri, deputet i PD

    No videos found.