Në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, Sali Berisha thyen vendimin e GJKKO, flet me mikrofon me militantët e mbledhur poshtë pallatit

3 Janar, 19:47

Ditën që avokatët e tij ankimuan vendimin e Gjykatës, Sali Berisha e ka thyer atë. Edhe pse nuk i lejohet të ketë komunikim me asnjë person, përvec bashkëjetuesve të tij, Berisha u shfaq këtë mbrëmje nga dritarja e banesës së tij, ku ndodhet në arrest shtëpiak me mikrofon në dorë duke mbajtur fjalim para militantëve që ishin grumbulluar në rrugën “Mustafa Matohiti”