Myftiu i sapozgjedhur i Tiranës, Bilal Teqja, ishte i ftuari i kryeministrit Edi Rama për episodin e tetë të podcast-it “Flasim”.
Ky episod iu dedikua besimit, në një kohë që është edhe muaji i shenjtë të Ramazanit. Teqja rrëfeu si iu përkushtua besimit islam, që nga hera e parë kur hyri në xhami në moshën 12-vjeçare dhe gjatë gjithë periudhës së studimeve në shkollat fetare.
Myftiu foli për efektet e agjërimit gjatë Ramazanit. “Nëse e mendojmë besimin islam si një ndërtesë të bukur, ajo mbahet në 5 shtylla. E para, është fjala. Katër të tjera janë vepra, agjërimi, falja, axhi, zekati.
Nga të gjithë adhurimet, agjërimi i Razam është më i rëndësishmi sepse kultivon sinqeritet, kultivon shpirtin e njeriut, që përmbledh kodet morale që ka njeriu në jetë, tha Teqja.
Ndërkohë Rama u ndal më tej te rëndësia e leximit, duke cituar profetin Muhamed: “Paqja e Zotit qoftë mbi të, që boja e shkrimit të nxënësit është më e shenjtë se gjaku i martirit”.