Në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar për drogë, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër! Pritet ekstradimi

17 Janar, 10:18 | Përditesimi: 17 Janar, 10:18

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata e Shkodrës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin në Mbretërinë e Bashkuar. Gjykata në Westminster të Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike”, kryer në bashkëpunim.

I.M/Shqiptarja.com