Në prag të mbërritjes së Zelensky-t në Rinas, dhjetëra makina nisen për ta pritur në aeroport

27 Shkurt, 22:15 | Përditesimi i fundit: 2024-02-27 22:17:22

Pak orë nga para se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të zbresë në Aeroportin e Rinasit, janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen dhe sigurinë e tij. Një kolonë prej dhjetëra makinash policie janë nisur drejt aeroportit ku Zelensky pritet të zbresë rreth orës 24:00.