6 vajza dhe 2 djem janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohen se kanë mashtruar qytetarë të huaj përmes 'call center-ave'. Në kuadër të operacionit policor të koduar "North Forex" për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike u arrestuan Elisa Kolndreu 22 vjeçe, Olda Shpendi 20 vjeçe, Aishe Baci 30 vjeçe, Senada Alij, 21 vjeçe, Sonila Alija 24 vjeçe, Ervin Osja 29 vjeç, Nikolin Toma 26 vjeç, Ysniela Dalipi, 27 vjeçe.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi polak Paëel Ëziontek 27 vjeç, i cili ishte pronari i call-cente-rit. Në kërkim janë edhe Alma Sokoli 21 vjeç, (bashkëjetuesja e tij) dhe Klodian Memo, 38-vjeç.














